SPAK në terren për zgjedhjet/ Kalemaj: Duhen adresuar fondet e partive, gjatë fushatës shpenzohen 10 herë më shumë se ajo që deklarohet (VIDEO)

SPAK në terren për zgjedhjet/ Kalemaj: Duhen adresuar fondet e partive, gjatë fushatës shpenzohen 10 herë më shumë se ajo që deklarohet (VIDEO)

Pak muaj nga zgjedhjet e 11 majit, SPAK ka ngritur një task forcë të kryesuar nga Altin Dumani që do të marrë masat për parandalimin e krimit zgjedhor.

Politologu ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se në duhen adresuar fondet e partive politike gjatë fushatës pasi shpenzohet minimalisht 10 herë më shumë se shifrat që deklarohen në KQZ.

Ka një handikap vetëm. Duhen adresuar fondet e partive politike, pra fondet e fushatës. Bëhet një vit fushatë në diasporë, ku gjenden këto fonde?

I kam ndjekur dhe për arsye studimore fushatë pas fushate. Nuk dua të them që është vetëm PS që i bën këto gjëra, por natyrisht ajo përdor pjesën e luanit se është në pushtet. Çdo fushatë elektorale, çdo parti politike, sidomos këto kryesoret kanë shpenzuar minimalisht 10 fishin  e asaj që kanë deklaruar në KQZ si në rrugë operacione, d.m.th që kanë shpenzuar realisht në fushatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy