Ndërtimi i Portit Tregtar/ Tomorri: Deri dje u tha se nuk do të paguhet asgjë, sot përmbyset qëndrimi, është partneritet i pastër publik privat (VIDEO)

Ndërtimi i Portit Tregtar/ Tomorri: Deri dje u tha se nuk do të paguhet asgjë, sot përmbyset qëndrimi, është partneritet i pastër publik privat (VIDEO)

Është prezantuar sot projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV” dhe qeveria e vendit, gjatë së cilës u bë e ditur se 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54% do të financohet nga kompania ndërtuese.

Lidhur me këtë gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se teksa deri dje u përbetua se për projektin nuk do të paguhet asnjë para nga buxheti i vendit, sot del të bëhet fjalë për një partneritet të pastër publik privat.

Ky është një partneritet publik privat, i pastër. Ajo që mësuam sot nga prezantimi i projektit ishte fakti që gati gjysma e tij do të ndërtohet me kontribut drejtpërdrejtë të buxhetit të shtetit me para të buxhetit.

Pra nëse deri dje, qeveria, drejtori i Autoriteit Portual të Durrësit, kanë deklaruar publikisht në komisionet parlamentare, që në Portin e ri Tregtar të Porto Romanos nuk do të paguhet asnjë lek nga buxheti i shtetit, por projekti do të financohet me fitimet që do të vijnë nga fitimte nga arabët, pra nga porti turistik.

Sot kemi një përmbysje të gjithë këtij qëndrimi dhe ashtu siç u prezantua sot 46% e financimit të portit të ri tregtar do të financohet me paratë e buxhetit, që do të thotë nëse në fazën e tij të parë do të kushtojë 390 milionë €, 180 milionë €, do të paguhen nga paratë e taksave të qytetarëve përmes buxhetit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër 210 milionë € do të financohen nga Autoriteti Portual i Durrësit, pra fillimisht do të ndërtohet me parat e kompanisë që do të shpallet fituese dhe më pas, këto para do të shlyhen me këtë nga APD, në të dyja rastet janë para publike pra i gjithë projekt do të financohet me para publike.

Tomorri shpreh dyshime se si do të shlyhet pjesa e saj nga ana e Autoritetit Portual të Durrësit, teksa bëhet fjalë për 210 milion € në kohen kur fitimet vjetore të tij shkojnë deri në 4 milionë €.

Ajo që kam dyshime apo kam rezerva është fakti se a do të mundet Autoriteti Portual i Durrësit të përballoj një mundësi financiar të këtij lloji.

Ttë paktë nga të dhënat që ne kemi për tregues aktual, rezulton që mesatarisht në një vit APD  fiton rreth 3-4 milion € në vit dhe për të shlyer 210 milion € që do të nevojiteshin 70 vjet, por me sa duket ata që kanë prezantuar projektin presin që në portin e ri tregtar të ketë më shumë aktivitet portual.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy