
Partia Demokratike ka mbledhur paraditen e sotme grupin e saj parlamentar, nën drejtimin e kreut të grupit, Enkelejd Alibeaj.
Mbledhja mbahet para nisjes së seancës së sotme parlamentare dhe pritet që gjatë saj të vendoset qëndrimi që do të mbahet për negociatat me mazhorancën, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri.
Pjesë e kësaj mbledhje është edhe ish-Kryeministri Sali Berisha dhe pjesëtarët e Komisionit të Rithemelimit.
Deputetja demokrate Albana Vokshi, kërkoi që t’i bëhet kërkesë Kuvendit për të bërë pjesë të grupit të PD, pesë deputetët e përjashtuar.
Kujtojmë se deputetët e përjashtuar pas protestës së 8 janarit, janë Sali Berisha, Albana Vokshi, Luan Baçi, Edmond Spaho dhe Flamur Noka.
Nga ana e tij Alibeaj tha se “Nuk zhbëj dot me vullnet personal vendime që janë marrë nga organet e partisë”.
Sakaq Berisha i tha Alibeajt se ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.
Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga grupi parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.
Nga ana e tij Alibeaj i’u përgjigj Berishës duke i thënë se “Peng je ti”.



