Daci: Bejko e projekton veten kryetar të PD pas zgjedhjeve, ka shanse për një parti të hapur dhe të reformuar

Daci: Bejko e projekton veten kryetar të PD pas zgjedhjeve, ka shanse për një parti të hapur dhe të reformuar

Politologu Alban Daci tha në MCN Live se kandidati i PD zyrtare për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, po e projekton veten si kryetari i partisë pas 14 majit. Sipas Dacit Bejko ka 3 motive pse është futur në garën për Tiranën, ndenja e mosmirënjohjes nga Berisha, besimi te kauza perëndimore dhe europatlantike, dhe ndjesia e inferioritetit dhe mundësia për drejtimin e PD. Daci thotë se në 14 maj do ketë një humbje katastrofike të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që do t’u adresohet Berishës dhe Metës.

Po diskutojmë për një gjë që s’është ndonjë risi, fushatat janë bërë gjithmonë nga kryetarët e partive. Janë ata që vendosin kandidatët, që imponojnë kandidatët, që imponojnë mënyrën si do bëhet komunikimi, si do bëhet oferta politike dhe çfarë do bëhet me subjektin që drejtojnë përgjatë zgjedhjeve. PD sot nuk ka një lidership, dhe për pasojë z.Bejko ka më shumë liri dhe hapësirë ta drejtojë fushatën si të dojë dhe të projektojë veten si lider i ardhshëm i PD-së. Nëse do jetë e mundur ose jo s’e di, do ta shohim pas zgjedhjeve. Mendoj që z.Bejko ka një eksperiencë të gjatë në politikë dhe te PD. Ai është i vetëdijshëm që në këto zgjedhje s’e fiton Tiranën.

Në politikë asnjëherë askush në shumicën e rasteve nuk i paralajmëron qëllimet që ka. Por janë sjelljet e lidershipit, gjestet, komunikimet, strategjitë, që tregojnë projeksionin që ka ai person. Unë mendoj që z. Bejko ka 3 motive që është përfshirë në këtë garë. E para është ndjenja personale ndaj Berishës, mendoj që ka një ndjenjë të theksuar mosmirënjohje nga ana e Berishës, për shkak të kontributit 30-vjeçar dhe e thekson disa herë këtë gjë në të gjitha daljet televizive. Së dyti, Z.Bejko beson vërtet te kauza perëndimore dhe euroatlantike e PD, pavarësisht se disa përfaqësues të ‘Bashkë Fitojmë’ e konsiderojnë si naive këtë gjë. E treta, duke qenë se ka ndjesi inferioriteti, të nëpërkëmbur nga grupet e PD, ku me siguri bën pjesë edhe Ibseni në studio, ai ka parë ekulibirat e rij, mundësitë e reja në PD, eksperiencën e akumuluar ndër vite, që të mos përjashtojë mundësinë për të qenë një nga kandidatët e mundshëm për drejtimin e PD, asaj PD-je që ka kauza euroatlantike. Mos prisni t’ua thotë z. Bejko se unë kam hyrë në garë se dua të bëhem kryetar i PD.  Por s’ka shanse që të bëhet kryetar bashkie i Tiranës. PD nuk arriti të zhdukej si subjekt politik. Gjëja më e rëndësishme e PD është që mbijetoi politikisht dhe ka mundësinë e saj të ringrihet mbi parimet që beson, pas zgjedhjeve vendore, ku  ‘Bashkë Fitojmë’ do kenë një humbje katastrofike, që do t’u adresohet dy liderëve historikë që përfaqësojnë 30 vite tranzicion”.

Daci thotë PD ka një mundësi të bëjë një proces real pas 14 majit dhe të hapet si një parti e moderuar dhe e reformuar e së djathtës.

I vetmi faj që ka pasur z.Basha, që e pagoi ishte që lidershipi i tij të qëndronte në hije, dhe që pranoi që z.Berisha të kishte zyrë në katin e parë të selisë PD. Por teoritë e tjera, jo shiti zgjedhjet, është ortaku i Ramës, këto...Ajo quhet paaftësi lidershipi për të fituar, s’quhet shitje. Ndoshta ti ke qenë duke pirë kafe Ibsen, por të tjerët kanë qenë bashkë aty kanë qenë kur është marrë ai vendim. Edhe ata që janë sot te ‘Bashkë Fitojmë’ aty kanë qenë. Teoria që i shiti bashkitë, është më idoteksja!

Z.Berisha dhe grupi i tij i ngushtë tashmë s’janë pjesë e PD, dhe do kenë zero mundësi që të rikthehen. Ka një tallava televizive të shëmtuar në këtë periudhë fushate. Berisha përfaqëson një tjetër subjekt politik, me atë mund të fitojë dhe të humb sa të dojë, te PD zyrtare ka zero mundësi politike dhe ligjore që të rikthehet. E ka anëtarësia, por ka edhe disa rregulla. Me anëtarësi s’e kishim rrëzuar kurrë Enver Hoxhën, por duhej të ndodhte revolucioni që të mundej. Çfarë do ndodhë me PD-në pas 14 majit? Unë mendoj që ka një mundësi të artë, PD, të bëjë një proces real, së pari të hapet si një parti e moderuar dhe e reformuar e së djathtës. Në 15 s’do ketë më apokalips”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy