Zelensky: Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe RMV meritojnë të futen në BE! Rama: Hezitova të vija

Zelensky: Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe RMV meritojnë të futen në BE! Rama: Hezitova të vija

Kryeministri Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic në Ukrainë

Zelensky tha gjatë fjalës së tij se paketa e shtatë e sanksioneve duhet të jetë më e fuqishme se gjatë të tjerat dhe duhet të ndihet nga Rusia. Më tej presidenti ukrainas tha se duhet të kalohen ndasitë dhe se Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe Maqedonia, duhet të integrohen në BE.

Paketa e sankioneve duhet të jetë më e fuqishme, akute dhe të ndihet nga Rusia.  Duhet të tejkalojë ndasitë. Na duhet të shmangim çdo zonë gri . Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe Maqedonia, duhet të integrohen në BE, nuk jemi rivalë, por plotësojmë njëra-tjetrën, ju falënderoj për mbështetjen, që mbështesni njerëzit tanë dhe shpresoj që shumë shpejt do jemi në gjendje së bashku për të punuar për rindërtimin e Ukrainës.

Ndërkohë kryeministri Rama tha se Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit do ta çojë zërin për paqen në Ukrainë.

Rama tha se e kupton dëshirën e Ukrianës për t’u anëtarësuar në BE dhe se i shpreh mbështjen e plotë dhe se tre vendet do të ndërtojnë një bllok banesash në Irpin dhe do e bëjnë në mënyrën ballkanike. 

Ndihem i privelegjuar së bashku me Dritanin dhe Dmitrin i cili për arsye objektive nuk mund të ishte me ne. Si kryeministra të 3 vendeve të NATO-s nga vendet e Ballkanit gjendemi këtu me ju të dëshmojmë solidaritetn tonë për ju dhe popullin e Ukrainës. Personalisht hezitoja të vija se përmasat e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqiëpria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është aspak e mjaftueshme, por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesë suaj. Jam mirënjohës për mikpritjen bujare dhe për dëshirën për të ndarë një pjesë mjaft të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mudnësinë tyë shohim nga pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve, për familjet dhe fëmijët e Irpin. BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave. 

Nuk duhet të spekuplojnë që BE nuk e ka mbajtur fjalën për ne. Janë dy çështje krejt të ndara. Ne nuk jemi të kënaqur me BE, por ndërkohë jemi plotësisht të angazhuar ndaj rrugëtimit evropian. Nga ana tjetër e kuptojmë plotësisht këtë dëshirë të zjarrtë të Ukrainës. Kur të merrni statusin do të përballeni me realitetin. Nga ana jonë keni mbështetje. Jam krenar të ndaj me ju që Shqipëria si anëtare e Këshillit të Sigurimit, është tejet e priviligjuar ti japë zë rreth asaj tryeze shqetësimeve dhe kërkesave të popullit ukrainas për paqe.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se se ajo që është e rëndësishme është që lufta të ndalet dhe se mbështetja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, është një mesazh i fortë për vendet e BE-së që kanë mundësi reale për të bërë më shumë se sa ata.

Ju nuk po luftoni vetëm për popullin tuaj, po luftoni për parimet dhe mënyrën e jetesës, për të zgjedhur fatin tuaj për të ardhmen. Vendet tona, duhet të them që gjithçka që lidhet me parimet elementare, demokratike, për ne është në rregull e njëjta gjë vlen dhe për BE-në. Keni mbështetjen e Malit të Zi, sigurisht që kam i gëzuar që keni dhe mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo që është e rëndësishme është që lufta të ndalet, duhet të gjejmë një rrugë si të ndalim shkatërrimin masiv, vrasjen e njerëzve, pas kësaj do të keni mbështetjen e plotë për rindërtimit të vendit tuaj. Ne nuk kemi shumë kapaciptet, por do të japim kontributin tonë, siç po u japim disa pajisje dhe mbështetje financiare, e cila nuk ëhstë mjaft, por është mbështetja jonë. Mbështetja e 3 kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, është një mesazh i fortë për vendet e BE-së që kanë mundësi reale për të bërë më shumë se sa ne. Ajo çfarë keni bërë deri tani është e pabesueshme, do të keni mëbshtetjen tonë. Çdo ukrainas që ndodhet në Malin e Zi janë të mirëpritur dhe ndihen të sigurt. Nuk dua të shoh të kemi refugjatë nga Ukraina, por dua të vimë në atë kohë që të flasim për marrëdhëniet ekonomike për vendet tona.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy