Përse u dënua Luiz Ejlli, dosja e plotë e falsifikimit noterial

Përse u dënua Luiz Ejlli, dosja e plotë e falsifikimit noterial

Mbetet personazhi më i njohur në publik nga viti 2023 që ka fituar Big Brother Vip, por prej një jave Luiz Ejlli për drejtësinë shqiptare konsiderohet fajtor. Ai u dënua me një vit burg nga Gjykata e Fierit pasi kur ka ushtruar profesionin e noterit është përfshirë në një skemë falsifikimi dokumentesh.

Në korrik të vitit 2023 Prokuroria e Fierit vendosi të marrë të pandehur dhe dërgoj në gjyq fituesin e Big Brother Vip Luiz Ejlli.

Emisioni FactCheck raportoi në korrik ekskluzivisht kërkesën e akuzës dhe materialet e dosjes, e cila e kishte zanafillën në një transaksion pasurie të paluajtshme.

Po përse u dënua Ejlli dhe çfarë deklaroi ai?

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se qëllimi i veprës penale të falsifikimit ka qenë “justifikimi i burimit të paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A”.

Personazhi VIP u përball me drejtësinë për ish postin e tij të zyrtarit Publik pasi më herët ka qenë noter.

Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E., dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A., e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikaura me burime të ligjshme.

Sekuestro e kërkuara asokohe nga prokuroria e Lushnjes do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021.

Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A., i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli.

Më 25 shkurt 2022 shtetasi F.A., paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faksimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.

Kjo deklaratë sipas prokurorisë kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kish marrë për të shlyer një kredi.

E pikërisht kjo deklaratë ishte gjendur në arkivat e ministrisë së drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasurisë që po kryente prokuroria e Lushnjes.

Kaq ka mjaftuar që prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thellaur hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu dhe veprimet e bëra disa vite më parë.

Ndalur tek përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë “Rezulton e Provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka patur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë.

Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provohet pasi “Duke qenë se Shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai tek noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtje është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal.

 Ndërsa vetë Ejlli para hetuesve ka deklaruar se:

Shkrimi dhe nënshkrimi i Noterit në deklaratën noteriale Nr.663, Rep Nr 213 Kol, Datë 16.12.2015 janë të miat.

Nuk kam patur asnjëherë një person tjetër të punësuar pranë zyrës time noteriale.

Aktet noteriale qe hartoja i kam hedhur tek Regjistri Noterial Shqiptar, por ky regjistër u bë shumë i ngarkuar.

Kur bëheshin shumë njësime me origjinalin për raste tenderash, lija vende bosh për ti plotësuar më vonë.

Kur lashë zyrën, i çova në shtëpinë time në Shkodër për ti dorëzuar më vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy