Rezultatet e VLEN në Maqedoninë e Veriut, Zonja: Kurti vërtetoi që është faktor shqiptar në Ballkan

Rezultatet e VLEN në Maqedoninë e Veriut, Zonja: Kurti vërtetoi që është faktor shqiptar në Ballkan

Duke komentuar rezultatet e deritanishme të koalicionit VLEN në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, gazetari Sebastian Zonja tha në emisionin “Scrolling” se Albin Kurti vërtetoi që është faktor shqiptar në Ballkan.

"Sot Albin Kurti është i gëzuar. Më të gëzuar janë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sipas meje, bashkë me Albin Kurtin. Albin Kurti sot vërtetoi që është faktor shqiptar në Ballkan. Sot qëndron kryelartë përballë kryeministrit Edi Rama. Ashtu sikundër Rama mblodhi partitë shqiptare pak vite më parë, sot Kurti është pjesë e lojës së madhe ballkanike, Maqedonia është ashti dhe kyçi i Ballkanit, ku të gjitha etnitë janë aty, dhe aty bëhet ajo vorbulla e madhe e Ballkanit si vendi ‘jastëk’”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy