Kryetari i shoqatës së fermerëve Eduard Sharka foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi protestën e fermerëve në aksin Lushnje-Berat, duke paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat do ketë greva dhe protesta mbarëkombëtare.
Faktikisht ishte një pjesëmarrje e vogël, por ishte një protestë e lajmëruar në rrjetet sociale pa një lajmërim të mirëfilltë. Fermerët janë të zhgënjyer nga VKM-ja. Fondi u cungua dhe janë skema me kritere shumë diskriminuese. Kërkesat tona kishin të bënin me heqjen e diskriminimeve, për sipërfaqet, krerët”, tha Sharka.
Ky i fundit foli mbi kërkesën e fermerëve që subvencioni të bëhet për njësi të prodhimit.
Ne propozuam subvencionim për njësi të prodhimit, si për qumështin edhe fruta-perimet. Rritet dyshemeja nga 5 lopë, u bë 10, që të përfitosh nga skema. Justifikimi i ministrisë së Bujqësisë është së janë masa për të nxitur kooperimin. Qeveritë tona nuk e kanë kulturën dhe përgjegjshmërinë që të respektojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve. Kemi parë fermerë të rajonit që bllokojnë rrugët. Te ne ka presione nga qeveria”, tha Sharka.
I pyetur për hapat e mëtejshëm kreu i shoqatës së fermerëve paralajmëroi një grevë kombëtare dhe protestë mbarëkombëtare.



