Zyrtari komunal në Kosovë vdes nga Covid-19 në moshën 34-vjeçare

Zyrtari komunal në Kosovë vdes nga Covid-19 në moshën 34-vjeçare

Një zyrtar komunal në qytetin e Shtimes, në jug të Kosovës, ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Në moshën 34 vjeçare, Afrim Tafa humbi jetën pasi ishte i infektuar me Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpuntorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID19 sot ndërroi jetë”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

“Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim Djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Tafa”, ka shkruar më tej Ismajli.

Ndërkaq, mjekët kanë bërë të ditur se ai kishte probleme me mushkëritë.

Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ku numri i të vdekurve i konfirmuar deri dje pasdite ishte 284.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy