
Neritan Sejamini në studion e emisionit Të Paekspozuarit në MCN TV teksa komentoi mbi procesin e zgjedhjes së presidnetit e cilësoi atë qesharak.
Ai tha Rama po e sjell vërdallë opozitën, ndërsa theksoi se në fund ai do të zgjedhë po vetë.
Po anashkalohen dy gabime themelore, sistemi ynë politik është qesharak sa i përket presidentit. Ndryshimet e kushtetutës në 2008 ishin pazare politike mes Ramës dhe Berishës. Ky është një pazar politik dhe unë e di si janë bërë pazaret në 2008. Fakti tregon se ky proces është bërë qesharak për shkak të asaj kushtetute të 2008.
Ju krahasoni leopardin e Indisë me atë Azisë. BE ndërhyn dhe për gjëra koti. 2/3 që thotë Bylykbashi se çon në krizë, rrëzohet sepse ka sjellë disa nga presidentët më të mirë që ka pasur Shqipëria. Ose çon në krizë ose detyron qeverisë ta liroj presidentin opozitës. Procesi politik është unë dua diçka, ti diçka dhe ulen të negociojnë. Këto negociatat tuaja të bëra sot janë qesharake dhe Edi Rama po ju sjell vërdallë të gjithëve dhe në fund do të zgjedhë atë që ai do vetë. Kjo kushtetutë ja lë Ramës zgjedhjen e presidentit. Bisedimet e tua me Mediun apo Kryemadhin s’janë proces politik, po të bisedoni me Ramën po.



