
Për ngjarjen e ditës së djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit, ka reaguar edhe Komitetit Shqiptar i Helsinkit. Përmes një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV, drejtoresha Ekzekutive e Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Erida Skendaj, ka kërkuar hetim të pavarur të ngjarjes.
“Pavarësisht se çdoskush ka detyrim qoftëq për organin e prokurorisë, askush ska të drejtë të vihet në rolin e ndjekjes penale të prokurorisë, porse duhet ndalur në motive për kryerjen e ketyre ngjarjeve.
Ndaj ne nuk mundet të paragjykojmë punën e prokurorisë, dhe të themi se ka element qe e cënojnë punën e prokuruorisë. Ne jemi një shtet ligjor, dhe të gjithë duhet të nisemi nga mirëbesimi se insitutucionet duhet të nisen dhe të mos ndërhyjnë ne veprimtarinë e këtyre organeve ligjvënese”.
Kur na ndajnë edhe tre ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, znj. Skendaj, ka një thirrje për politikën që të reflektojnë me qetësi, sepse ndikojnë për të keq të simpatizantët dhe votuesit partiak.
“Kur jemi te kjo klimë politike, kemi para zgjedhjeve dhe bëjëm thirrje që dialogu dhe retorika e forcave politike që të jenë të kujdesshëm, sepse reflektohen tek simpatizantën, qytetarët. Më të rëndësishme se jeta e tyre nuk ka, janë të drejta themelore, dhe e drejta e votës ka rëndësinë e saj, por duhet të kuptojmë se kemi të bëjmë me një elektorat të tërë që do ti drejtohet qendrave të votimit dhe të ndjehen të lirë” .
Lidhur me praninim e pjesërishëm të kërkesës së Komitetit të Helsinkut nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke shpallur testin e poligrafit për Vettingun në policinë e shtetit, si të papajtueshëm me Kushtetutën, znj. Skendaj, thotë së testi nuk ka bazë shkencore të konsoliduar, dhe si i tillë të dhënat e publikuara, nuk janë të sigurta.



