Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në Gaza është shumë afër dhe do të ketë lajme mbi këtë çështje sot ose nesër.
Kështu deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
"Mendoj se ka një mundësi", tha Trump.
Negociatorët amerikanë nuk i kanë publikuar kushtet e propozimit për armëpushim.
Një zyrtar i Hamasit dhe një zyrtar egjiptian, duke folur në kushte anonimiteti thanë se propozimi kërkon një pauzë 60-ditore në luftime, garanci për negociata serioze që do të çojnë në një armëpushim afatgjatë dhe siguri se Izraeli nuk do të rifillojë armiqësitë pas lirimit të pengjeve, siç bëri në mars.



