Kryeministri Rama tha sot se nëse Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen në tryezën e bisedimeve për të normalizuar marrëdhëniet, pasi në të kundërt pasojat do të ishin fatale. Rama tha situata mes Kosovës e Serbisë nuk favorizon asnjë fuqi, përveç Rusisë, ndërsa shtoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk i përket “as Albinit dhe as Aleksandrit”. Rama tha se Franca dhe Gjermania duhet të ndërhyjnë, në mënyrë që palët të kthehen te marrëveshja bazë. “Është e nevojshme që presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë të ndërhyjnë. Vajtje-ardhjet në Bruksel janë kohë e humbur. Situata në terren degradon përditë, edhe kur duket, edhe kur nuk duket. Shpërthimi i situatës në formën e një përplasjeje do të kishte pasoja për të gjithë. Është e rëndësishme që të dy liderët të merren e të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë”, tha ai.



