Xhadat/ Sa i sigurtë është uji që tregtohet në automate? Ja përgjigja e institucioneve (VIDEO)

Xhadat/ Sa i sigurtë është uji që tregtohet në automate? Ja përgjigja e institucioneve (VIDEO)

“Xhadat” vendosi të investigonte pikat që ofrojnë ujë të pijshëm në Tiranë nën emrin e dy kompanive “Shën Gjergji” dhe “Krullia”. Fillimisht, “Xhadat” ndoqi një nga furgonat e kompanisë “Shën Gjergji”, që shpërndajnë ujin në automatët e vendosura në disa pallate në kryeqytet. Pasi lëvizi në disa rrugë në Tiranë, furgoni shkoi në një ambient të “Shën Gjergjit”, ku furnizohej me ujë nga një kamion. Ndërsa kamionët e kësaj kompanie e merrnin ujin nga një burim në fshatin Shën Gjergj në Tiranë. “Xhadat” arriti edhe në pikën e burimit, ku zbuloi se aty nuk kishte asgjë tjetër veçe një kabine nga ku kompania “Shën Gjergji” merrte ujin. Pra, uji merret fillimisht nga burimi dhe kalohet në kamion, nga kamioni në furgon e më pas përfundon në cisternat e automatëve në Tiranë. Për të mësuar më shumë mbi cilësinë e këtij uji, “Xhadat” i drejtoi një kërkesë për informacion dy institucioneve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Mirëpo të dy këto institucione thanë se nuk e kanë si detyrë që të kontrollojnë subjektet që tregtojnë ujë të pijshëm në automatë. Por në përgjigje Inspektorati Shtetëror Shëndetësor zbuloi se subjektet në fjalë nuk janë të licencuar nga Bashkia e Tiranës për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Përveç kësaj, sipas ISHSH kompanitë kanë kryer analizat e ujit në një laborator privat, gjë që do të thotë se as kjo nuk ka kaluar në sitën e institucioneve publike. Ndërkohë përveç kësaj, në pikat e automatëve të vendsur nëpër pallate nuk gjendet asnjë kasë fiskale për deklarimin e shitjeve të bëra. Kështu, “Xhadat” u interesua në Drejtorinë e Tatimeve për të mësuar se si e kryejnë deklarimin e fitimeve kompanitë e ujit “Shën Gjergji” dhe “Krullia”. Sipas kësaj drejtorie tatimpaguesit nuk kanë detyrim që të printojnë faturën e fiskalizuar në letër, por duhet të afishojnë në çdo automat kodin QR, ku të shfaqen të dhënat e NIPTIT dhe kodit të pajisjes elektronike. Mirëpo në asnjë nga pajisjet automatë të kompanive “Shën Gjergji” dhe “Krullia”, të paktën në pjesën e jashtme, nuk kishte asnjë kod QR të afishuar. “Xhadat” bëri një kërkim edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit, nga ku mësoi se tashmë kompanitë e ujit janë monopolizuar duke u përqëndruar në duart e po të njëjtët njerëzve, familjes Ndou. Familja në fjalë që më herët ishte vetëm pronare e “Krullias”, prej muajit janar të këtij viti ka blerë edhe kompaninë “Shën Gjergji” nga familja Luzi. Nga ana tjetër, “Xhadat” kontaktoi edhe me një nga administratoeët e kompanive në fjalë. Administratori na tha se subjektet e tij janë kontrolluar nga tatimet dhe AKU, ndërkohë që këta të fundit na thanë të kundërtën. Administratori e mohoi deklaratën e ISHSH se nuk ka një licencë nga Bashkia e Tiranës për ushtrimin e aktivitetit. Ai tha se “Krullia” bën pjesë në fashën e biznesit të vogël, ndërsa “Shën Gjergji” në atë të biznesit të madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy