
Banorët e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë kanë protestuar para kompanisë “Bankers Petroleum”, duke kërkuar pagesën e qirave për tokat e përdorura nga kompania. Ata kundërshtojnë edhe ndryshimin e kontratave dhe uljen me 50% të vlerës së qirasë, duke paralajmëruar përshkallëzim të reagimit nëse nuk gjendet zgjidhje.



