Italia, nxënësi i pabindur i BE. Tre arsye pse projektbuxheti i saj është problem për Europën

Italia, nxënësi i pabindur i BE. Tre arsye pse projektbuxheti i saj është problem për Europën

Me një vendim të paprecedent, Bashkimi Europian i ktheu Italisë për rishikim draftbuxhetin e vitit 2019, hera e parë që ndodh kjo me një vend anëtar. Krerët e aleancës qeverisëse në Itali kanë paralajmëruar se nuk do t’i heqin asnjë presje projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Kjo e bën Italinë të përplaset me Komisionin Europian, një përplasje që mund të ketë ndikim në ekonominë italiane dhe si pasojë edhe në pjesën tjetër të Europës.   

Ndryshimet ekstreme në buxhet

Në fund të shtatorit, qeveria populiste e Italisë deklaroi se kishte parashikuar një deficit në masën 2.4% e GDP-së, duke e trefishuar kështu synimin e qeverisë. Parashikimi është që deficiti të qëndrojë në këtë nivel deri në vitin 2021. Kjo shkaktoi reagime te zyrtarët e Komisionit Europian. Brukseli u përgjigj se ndërsa deficiti nuk e kalon nivelin 3% të BE-së, diferenca mes 1.8% e vendosur nga qeveria e mëparshme dhe 2.4 % të qeverisë aktuale nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e buxhetit të vendeve anëtare të BE-së. Pavarësisht këtij reagimi, kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio, tha se Italia nuk tërhiqet asnjë milimetër. Për Brukselin, plani i kryeministrit Conte do ta rrisë deficitin me 1.5%, ndërsa vetë Conte thotë se kjo rritje nuk shkon më shumë se 0.4%.

Plani do të nxjerrë nga binarët borxhin publik    

Disa zyrtarë në Komisionin Europian i druhen kaosit që mund të shkaktojë plani fiskal në aspektin e borxhit publik. Borxhi i Italisë është i dyti më i madh në Eurozonë dhe qëndron në nivelin 2.3 trilion euro. Greqia është i vetmi vend në Europë me një borxh më të madh se kaq.

Borxhi i lartë i Italisë e ka detyruar Brukselin t’i kërkojë Romës të punojë në drejtim të balancimit. Pas refuzimit të projektbuxhetit ditën e martë, zv.presidenti i Komisionit Europian për Zonën Euro dhe Dialogun Social, Valdis Dombrovskis, tha se Italia po rrezikon të bjerë në kurthin e borxhit të vet.

Një mospërputhje serioze me politikat buxhetore

Javën e shkuar, Komisioni Europian i nisi një letër ministrit italian të Financave, Giovanni Tria, të cilit i thuhej se në draft ishin konstatuar mospërputhje të mëdha me politikat e detyrueshme buxhetore të rregullores europiane.

Në përgjigje të kësaj letre, ministri Tria tha se Roma ka ndërmend t’i qëndrojë projektbuxhetit të hartuar, duke e cilësuar vendimin për të rritur shpenzimet si “të vështirë, por të domosdoshëm”.

Ai e argumentoi këtë vendim me situatën e vështirë ekonomike në të cilën gjendet shtresa më e varfër e shoqërisë italiane, në këtë periudhë të ngadalësimit të rritjes ekonomike.

Tashmë, pas refuzimit, Italia ka tre javë kohë për të hartuar një projektbuxhet tjetër.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy