
“Teknologjia ka ecur shumë larg” është një frazë që po e dëgjojmë gjithnjë e më shpesh, sidomos me zhvillimet e inteligjencës artificiale dhe shpikjet e reja që na shiten çdo ditë.
Së fundmi një çip i vogël, me emrin “Nubbin”, i pozicionuar në tëmth dhe që pretendohet se mundëson hyrjen në “vetëdijen virtuale”, ka tronditur rrjetet sociale.
Ky çip thuhet se mund të lejojë përdoruesit të rishikojnë ëndrrat dhe momentet më të rëndësishme të jetës së tyre.
Por për Ermand Mertenikën, inxhinier bio-mjekësor, i ftuar në programin "Zgjohu me MCN", kjo është më shumë një strategji marketingu që ai nuk e beson se mund të funksionojë.
Ky çip është në fakt një pajisje e vogël që vendoset jashtë trurit, një neurostimulues për mendjen.
Ajo mund të përdoret për rehabilitimin ose përmirësimin e memories, por gjithashtu mund të ndihmojë në regjistrimin e ëndrrave, pasi depërton me anë të një fushe elektromagnetike në cerebral në tru.
Por nuk është se ky çip regjistron realisht ëndrrat.
Për mendimin tim, është më shumë një ‘fluskë marketingu’, një ‘boom’ që tërheq vëmendje.”
Mertenika thekson se për të regjistruar ëndrrat dhe për të rehabilituar sistemin nervor qendror, është e pamundur të përdorësh një çip të jashtëm dhe ta instalosh jashtë kafkës së njeriut.
Nuk e besoj se mund të ndikojë kaq shumë në sistemin nervor qendror.
Për të arritur të regjistrosh ëndrrat dhe të rehabilitosh sistemin nervor qendror, duhet një mikrokontrollues ose çip që implementohet brenda trurit të njeriut, dhe jo jashtë kafkës.
Teknologjitë aktuale që ndikojnë në përmirësimin e kujtesës dhe trajtimet e neurorehabilitimit janë shumë më të ndërlikuara dhe nuk mund të realizohen thjesht me një pajisje të tillë të vendosur jashtë trupit.



