Kampione bote në karate/ 13-vjeçarja: E prisja fitoren se kisha punuar shumë. Dedej: Ministria mbështet vetëm të rriturit (VIDEO)

Kampione bote në karate/ 13-vjeçarja: E prisja fitoren se kisha punuar shumë. Dedej: Ministria mbështet vetëm të rriturit (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë Amanda Dedej vetëm 13 vjeç fitoi medaljen e artë në karate duke u shpallur kampione bote. Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion, Dedej tha se ka 10 vite që stërvitet dhe se tashmë ka krijuar një balancë mes karatesë dhe shkollës.

U ndjeva shumë mirë. Kisha pak emocione. E prisja fitoren se kisha punuar shumë. 

Më uruan më fitoren. Babi më uroi i pari. 

Unë karatenë e kam nisur në moshën 4 vjeçe. Kam rreth 10 vite që stërvitem. Unë stërvitem 6 orë në ditë. Është pak e lodhshme. Nuk kam menduar kurrë ta lë, e kam me shumë dëshirë.

Lirim Dedej, babai  dhe njëherazi trajneri i Amandës tha se që në vogëli Amanda bënte diferencë nga moshatarët e saj dhe se tashmë karateja për 13-vjeçaren është një mënyrë jetese.  Sipas Dedej. MAS mbështet vetëm të rriturit dhe jo grupmoshat e tjera.

Eksperienca është e papërshkrueshme me fjalë. 

Palëstra është poshtë shtëpsië sonë. E ka filluar stërvitjen që 4 vjeçe. 

Pamë që Amanda bënte diferencë nga moshatarët e saj. Me grupin e punës vendosëm ta vendosim në një grup moshe tjetër. Dalëngadalë u duk puna u dukën parametrat fizik. Amanda është bërë 1 me sportin e karatesë. Karateje për të është mënyrë jetese. 

Ministria e Sporteve nuk ka ligj për të suportuar moshat në Shqipëri. Suportojnë vetëm të rriturit. Ministria duhet të ketë qasje tjetër, pasi nëse mbështet vetëm të rriturit i sheh gjërat në një plan afatshkurtër. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy