Filtri ‘Paris’ është më i rrezikshmi! Influencuesve u vendoset kusht i ri në Instagram nga ky vit

Filtri ‘Paris’ është më i rrezikshmi! Influencuesve u vendoset kusht i ri në Instagram nga ky vit

Artistja britanike e makijazhit, Sasha Louise Pallari, fitoi famë vitin e kaluar ndërsa krijoi hashtagun #filterdrop. Por çfarë kuptimi ka #filterdrop? Është një lëvizje për të ri-ekuilibruar përdorimin dhe efektet e filtrave, aplikacioneve që ndryshojnë fytyrën dhe Photoshop-in në mediat sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për reklama dhe promovime nga influencuesit. Këtë vit Sasha mori një hap më tej. Pasi hodhi dritë mbi keqpërdorimin e filtrave në mediat sociale, Sasha e çoi shqetësimin e saj tek Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) me qëllim që të bënte ndryshime.

Në vitin 2020 Sasha inkurajoi përdoruesit e Instagram-it që të postojnë një fotografi të tyre pa asnjë editim dhe shkruanin hashtagun #filterdrop. Një ditë më parë ajo njoftoi se institucioni që merret me kontrollimin e reklamimeve online vendosi një kusht të ri: produktet për reklamim dhe efektet tek ata që i përdorin nuk duhet të përdorin më filtra. Filtrat ndalohet të aplikohen në reklamat e mediave sociale nëse ato ekzagjerojnë efektet e një produkti.

Filtri ‘Paris’ është më i rrezikshmi

"Merrni shembull Story-t në Instagram. Filtri "Paris" është më i rrezikshëm nga të gjithë. Është e pamundur të thuhet nëse personi ka bërë shumë makijazh ose demonstron kujdesin e lëkurës. Nuk ka asgjë të keqe me redaktimin ose përdorimin e filtrave për arsye estetike - është me të vërtetë bukur të shohësh një llogari në Instagram me një temë të plotë ose kod ngjyrash për shembull. Kur flas për #filterdrop unë jam duke u përqendruar në inkurajimin e njerëzve që shesin ose bëjnë para përmes bashkëpunimeve me markat e makijazhit ose markave të kujdesit të lëkurës përmes Instagramit dhe mediave sociale, ta bëjnë këtë duke qenë të vërtetë dhe me transparencë".

Postimi i plotë:

#FILTERDROP u krijua si një zgjatim i gjithçkaje në të cilën unë besoj për bukurinë. Kam punuar në këtë industri për gati dhjetë vjet dhe me këtë fushatë, kam ndryshuar se si do të shihet (bukuria) në internet.

Gjashtë muaj më parë fola me ASA-në për dëmtimin që shkaktojnë përdorimi i këtyre filtrave pasi ndjeva se duhej të kishte udhëzime më të rrepta se si produktet dhe kozmetika reklamoheshin në internet. Më dukej sikur po mbaja frymë sa herë që përditësohesha, kjo çështje po çohej më tej në çdo fazë. Më 22 janar 2021 kam marrë një email ku thuhej se, ‘rezultati i vendimit është se tani këshillohet që markat / influencuesit / të famshmit të mos aplikojnë filtra në fotot që promovojnë produkte bukurie nëse filtra të tillë ka gjasa të ekzagjerojnë efektin që produkti mund të arrijë, pavarësisht se emri i filtrit vendoset në Story-n e Instagramit’.

Sot këto vendime janë ashtu siç duhet dhe është për shkak të kësaj fushate. Ka shumë gjëra të rëndësishme që duhet të ndryshohen në internet, por kjo ishte gjithsesi njëra prej tyre dhe do të bëja gjithçka që të kthehesha dhe t'i thosha 12-vjeçares Sasha se do ta bënte këtë.

Kam edituart në mënyrë drastike fotot e mia, kam përdorur filtra, kam kaluar çdo minutë zgjuar duke dashur të duken si dikush tjetër.

Ky është ende vetëm fillimi. Unë e fillova këtë fushatë tetë muaj më parë dhe shuma që kemi arritur së bashku është mahnitëse. Çdo shpërndarje, koment, pëlqim dhe veprim i vetëm ka bërë që unë të vazhdojë kur pjesët e këtij procesi kanë qenë kaq të vështira.

Të shkojmë përpara do të thotë që çdo herë që dikush promovon një produkt për kujdesin e lëkurës ose bukurinë në internet, të kemi shansin për të parë lëkurën e vërtetë, strukturën reale, format e vërteta të hundës, madhësi të ndryshme të buzëve, ngjyrën e vërtetë të produktit. Sasia e njerëzve që nuk do ta krahasojnë më veten e tyre me një reklamë që nuk është e arritshme pa një filtër do të jetë e frytshme. Ia dolëm. Jam shumë krenare.

Burimi: Glamour

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy