Gazetari Ylli Rakipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se media klasike ka probleme thelbësore, dhe është në funksion të gjobave.
Rakipi theksoi se qeveritë që kemi pasur ne kanë qenë b** e brekë me mediat dhe i kanë shfrytëzuar.
Media klasike ka probleme thelbësore. Pjesa dërrmuese e saj është në funksion të trafikut të influencave. Është në funksion të gjobave. Televizionet më të rëndësishme të vendit janë në këtë plan. Ndonjë që është më i shkathët, më i ditur dhe me i mençur, dhe ka mbrapa njerëz që kanë një backround dhe tru, ata ushtrojnë totalisht trafikun e influencave. Ndërsa të tjerët dalin në mëngjes me pushkë, me hark, kë do vrasim sot! Një media online i bënte këto inceneratorët copa-copa, dje bënte të kundërtën komplet! Hashiqare një gjë e shpifur. Të gjithë kemi nevojë për para dhe një jetë më të mirë, por ka ca kufij të cilët nuk respektohen. Bashkohet ndonjëherë edhe qeveria në këtë luftë të madhe në favorin tonë. Por e di kur bashkohet?! Kur i prishen interesat e veta! Qeveritë që kemi pasur ne kanë qenë b** e brekë me këto media, dhe ato i kanë shfrytëzuar. Kanë bërë çfarë kanë dashur me ta, dhe kur nuk u pëlqejnë fillon lufta. Pjesa tjetër thotë: U vra liria!”



