Këshilli i Ministrave heq vizat për shtetasit kinezë/ Në Shqipëri vetëm me një pasaportë

Këshilli i Ministrave heq vizat për shtetasit kinezë/ Në Shqipëri vetëm me një pasaportë

Këshilli i Ministrave ka vendosur të heqë vizat për shtetasit kinezë. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar mesditën e djeshme.  Tashmë shtetasi kinezë i shtohen listës së vendeve që mund të lëvizin pa vizë drejt Shqipërisë, vetëm me një pasaportë.

 VENDIMI

Vendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.513, datë 13.6.2013, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi

1. Në vendimin nr.513, datë 13.6.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Në aneksin nr.3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, që i bashkëlidhet vendimit, shtohet shteti “Kinë, Republika Popullore*”, me dokumentin pasaportë.

b) Në aneksin nr.4, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë me vizë në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqësitë ku mund të bëhet aplikimi, si dhe tarifa përkatëse e shërbimit me vizë”, që i bashkëlidhet vendimit, të ndryshuar, hiqet shteti “Kinë, Republika Popullore”, për vizat “C”.

2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy