Musk akuzon Apple: Po favorizon OpenAI në App Store-in e saj

Musk akuzon Apple: Po favorizon OpenAI në App Store-in e saj

Elon Musk ka akuzuar Apple se po favorizon OpenAI brenda App Store-it të saj.

Sipas tij, gjigandi amerikan po i bllokon të gjitha kompanitë e tjera, përveç OpenAI, që të arrijnë në krye të listave të dyqaneve dixhitale të iPhone dhe iPad.

"Apple po sillet në një mënyrë që e bën të pamundur për çdo kompani të IA-së, përveç OpenAI, që të arrijë vendin e parë në App Store", shkroi ai këtë mëngjes në faqen e mediave sociale X, "gjë që përbën një shkelje të qartë të rregullave të antitrustit".

Musk parlajmëroi se “X AI do të ndërmarrë menjëherë veprime ligjore."

Themeluesi i xAI, i cili zhvillon chatbot-in Grok dhe pronari i X, ngriti shqetësime se Apple po angazhohet në favorizim duke mos nxjerrë në pah produktet e konkurrentëve.

Rivaliteti midis Musk dhe Altman është i hershëm, që daton që nga bashkëthemelimi i OpenAI, përpara ndarjes së tyre të mëvonshme. Aktualisht, ChatGpt i OpenAI është aplikacioni falas më i shkarkuar për iPhone në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Grok është në vendin e pestë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy