Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në GJKKO pretencën për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion. SPAK kërkoi dënimin me burg për secilin prej tre të pandehurve dhe në përfundim kjo masë sipas akuzës të konvertohet në shërbim prove. Prokuroria tha se nëna e Monika Kryemadhit nuk justifikon blerjen e një vile në zonën e kodrës së diellit dhe për këtë arsye u kërkua konfiskimi I saj dhe kalimi në favor të shtetit.



