Milani fiton edhe me Parmën, Napoli barazon në transfertën e Bolonjas

Milani fiton edhe me Parmën, Napoli barazon në transfertën e Bolonjas

Milani i Stefano Piolit po tregon një formë mjaft pozitive në javët e fundit të Seria A. Pasi mposhti Juventusin dhe barazoi me Napoli ‘djalli’ sot ka likuiduar edhe Parmën me rezultatin 3-1, për llogari të javës së 33 të kampionatit.

Në San Siro të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Kurtic në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Milani realizoi tre herë Kessie, Romagnoli dhe Calhanoglu.

Ndërkohë një hap të gabuar ka hedhur skuadra e Napolit që ka barazuar 1-1 në transfertë me Bologna. Për pasojë Napoli ka vendosur në pikëpyetje vendin e gjashtë në Seria A, pasi Milani e ka barazuar me kuotë të përbashkët pikësh 53.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy