
Një burrë në juglindje të Francës fitoi lotarinë për herë të dytë brenda një kohe më pak se 2-vjeçare. Matematikanët thonë se shanset që të ndodhë kjo janë 1 në 16 trilionë.
Fituesi anonim fitoi herën e parë 1 milion euro në nëntor të vitit 2016 dhe që atëherë nisi të luajë rregullisht çdo javë.
Një muaj më parë, ai fitoi edhe 1 milionë euro të tjera.
I cituar nga mediat franceze, burri fatlum thotë se do të luajë sërish me besimin se do të ketë një herë të tretë.
Matematikanët i than francezes “Le Parisien” se shanset për të fituar njëherë lotarinë “My Million” ishin 1 në 19 milionë, ndërsa për herë të dytë 1 në 140 milionë.
Sipas tyre, të fitosh dy herë të njëjtën lotari ka më pak shanse të të godasë rrufeja dy herë.
Muajin e kaluar një rast i ngjashëm ndodhi në Australi, ku një burrë fitoi lotarinë lokale dy herë brenda javës, nga 1 milion dollarë australianë në secilin rast. Organizatorët e lotarisë thanë se shanset për ta fituar njeherë ishin 1 në 1.8 milion.



