PD: Mësuesit që u punësuan para zgjedhjeve në Fier, s’kanë marrë rrogat

PD: Mësuesit që u punësuan para zgjedhjeve në Fier, s’kanë marrë rrogat

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar krimet zgjedhore që janë bërë gjatë zgjedhjeve parlamentare mw 25 prill.

Në një postim që ka bërë në rrjete sociale, Vokshi shkruan se mësuesit e punësuar para zgjedhjeve në Fier ende nuk i kanë marrë rrogat. Duke e cilësuar kwtw si skandal elektoral dhe nëpërkëmbje të dinjitetit, Vokshi thotw se kjo gjë ka ndodhur  në të paktën 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran.

Postimi i plotë:

Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo. Duhet që 3 prej anëtarëve të KAS të mos i binden më Ramës, por ligjit dhe masakra elektorale do të provohet edhe zyrtarisht. Një nga provat për të cilat KAS duhet të marrë informacion janë punësimet elektorale.

Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje nw shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit.

Këtë muaj mësuesit “elektoralë” do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy