BE: 18 miliardë euro për rimëkëmbjen e Ukrainës

BE: 18 miliardë euro për rimëkëmbjen e Ukrainës

“BE vazhdon të tregojë solidaritet me Ukrainën. Sot ne po propozojmë një paketë mbështetjeje prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023. Këto do të jenë financime në këste të rregullta për të nxitur rimëkëmbjen afatshkurtër dhe për të forcuar institucionet. Përgatisim terrenin për një rindërtim që ecën përgjatë rrugës së BE-së”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Tëitter ditën kur u prezantua propozimi.

Komisioni propozon një instrument të ri të ndihmës makro-financiare (MFA +) për të financuar Ukrainën në vitin 2023 për një total prej 18 miliardë eurosh.

Paketa ofron "fleksibilitet të lartë dhe kushte shumë të favorshme për Ukrainën, duke marrë parasysh situatën aktuale në vend".

Fondet do të disbursohen “nëpërmjet kredive shumë të subvencionuara, për t'u shlyer për një periudhë maksimale prej 35 vjetësh, duke filluar nga viti 2033”.

BE-ja propozon gjithashtu mbulimin e kostove të normave të interesit të Ukrainës, përmes pagesave të mëtejshme të propozuara nga shtetet anëtare në buxhetin e BE-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy