
Pesë ditë më parë, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, njoftoi një reformë në radhët e diplomatëve shqiptarë. Cakaj foli për shkarkimin e disa diplomatëve dhe lëvizjen e disa të tjerëve, duke renditur si arsye, nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin moral, që sipas tij, nuk duhet të tolerohen.
Në total, mësohet se “fshesa” e Cakajt ka prekur 28 punonjës të shërbimit diplomatik, të cilët nuk përmbushin kriteret ligjore dhe janë të emëruar jashtë sistemit.
Burime pranë Ministrisë së Jashtme bëjnë të ditur për Tema TV se të liruar nga detyra janë: Ilir Hysa, Pranvera Skana, Artur Propollogu, Fatjon Pula, Selma Hoxhaj, Fatjon Demneri, Ilda Topalli, Gerarta Balla, Edmond Caca dhe Edvin Bajrami.
Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, kthehen në MPEJ: Marin Meksi, Novruz Ceta, Viktor Pango, Brunilda Koço, Blerta Derhemi, Avenilda Doko, Florian Nova, Ahmet Lala, Naureda Minga, Adhurim Resuli, Inida Methoxha, Adrian Mara, Enkeleda Riza, Marsela Pango dhe Artur Bushati.
Listës i shtohen edhe tre punonjës të shërbimit diplomatik, të cilët dalin në pension: Sadije Xheko, Sarandi Nako dhe Xhelal Fejza.
Cakaj e ka cilësuar reformimin e shërbimit diplomatik si “kapërcimi i pellgut të ndenjur të së shkuarës”.



