Von der Leyen: Është koha për të vendosur një çmim tavan për gazin rus

Von der Leyen: Është koha për të vendosur një çmim tavan për gazin rus

Ka ardhur koha për të vendosur një kufi në çmimet e gazit natyror rus të importuar në Europë nëpërmjet tubacioneve.

Kështu deklaroi sot Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, si mënyrë që BE të kundërshtojë, përpjekjet e Presidentit rus Vladimir Putin për të manipuluar tregu europian të energjisë.

“Unë besoj fuqishëm se ka ardhur koha për të vendosur një kufi për gazin natyror rus të importuar përmes tubacioneve në Europë.

Deklarata e Von der Leyen u bë gjatë një konference të ligjvënësve konservatorë gjermanë në Murnau.

Një masë e tillë pritet të merret, teksa Rusia po kërcënon të ndalojë plotësisht furnizimin me gaz natyror në Europë.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz në Europë nëse Brukseli vazhdon me vendosjen e një tavani për gazin rus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy