Xhadat: Administrata më shumë në ajër se në zyra. 62.6 miliardë lekë për udhëtime jashtë vendit

Xhadat: Administrata më shumë në ajër se në zyra. 62.6 miliardë lekë për udhëtime jashtë vendit

Emisioni investigativ “Xhadat” ka zbuluar faturën e shpenzimeve të administratës për udhëtime jashtë vendit për periudhën 2014 – 2022, në vlerën 62.6 miliardë lekë. Këto shpenzime nuk përfshijnë faturën e udhëtimeve me charter të Kryeministrit Rama. Ajo që bie në sy është se viti me më shumë fluturime, është ai 2019 , ku për  4072 udhëtime jashtë vendit, janë paguar nga buxheti i shtetit 1 miliardë lekë. 

Gjatë 2019-ës, Shqipëria do të përballej me tërmetin e 26 Nëntorit, ku ajo që u pa ishte se teksa administrata shpenzoi 1 miliardë lekë për udhëtime jashtë vendit, tërmeti, i kapi emergjencat civile, pa asnjë mjet jetëshpëtues, përveç kazmave dhe lopatave. Po cilat janë 10 institucionet që kanë udhëtuar më shumë gjatë kësaj periudhe? Për shkak të ndryshimit të emrave, disa institucione dalin më shumë se një herë në krye të listës.

1-Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Ministria e Brendshme 
2-Kuvendi Popullor 
3-Aparati i Këshillit të Ministrave        
4-Aparati i Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetit                                  
5-Presidenca 
6-Aparati i Ministrisë së Mbrojtjes  
7- Aparati i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme 
8-Aparati i Ministrisë së Mbrojtjes 
9-Bashkia Tirana 
10-Aparati Ministrisë së Punëve të Jashtme 

Ajo që bie në sy është se Bashkia Tiranë, e konkuron denjësisht Aparatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, sa i takon udhëtimeve jashtë vendit. Për përiudhën 2020 - 2022, teksa Shqipëria rezulton zyrtarisht në kohë pandemie, për udhëtimet e administratës jashtë vendit janë paguar 15 miliard lekë.  Vetëm gjatë muajve mars - dhjetor 2020, ndërkohë që një pjesë e lijave ajrore pezulluan aktivitetin dhe qytetarët u karantinuan, administrata shpenzoj 3 miliard lekë, për të udhëtuar jashtë vendit. 

Po cilat institucione udhëtuan më shumë?

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Ministria e Brendshme, Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Kuvendi Popullor dhe Kryeministria kryesojnë listën. Sidoqoftë në kohë pandemie,Bashkia Tiranë, ka udhëtuar shumë më shumë se institucioni i presidentit.

Xhadat ka zbuluar se jashtë vendit gjatë periudhës së pandemisë, kanë udhëtuar edhe institucione që qytetarët nuk i dinë as emrat si, Instituti i Studimeve te Transportit Tiranë , Agjensia e Industrisë Kreative Tiranë,  Shk.Prof. "Rakip Kryeziu" Fier , Agjencia e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog , Shkolla "Kristo Isak" Berat, Agjencia Tirana Parking dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. 

Fatura e shpenzimeve për bileta udhëtimi vetëm nga Bashkia Tiranë për periudhën tetor 2015 deri më sot, është rreth 1.5 miliard lekë. Në 73 nga këto urdhër pagesa, përmendet emri i kryebashkiakut Erion Veliaj.  Udhëtimet përfshijnë vende të ndryshme, si Vjenë, Luksemburg Stamboll, Pragë , Oslo, Venecia , Bruksel, Amsterdam, Londër e të tjerë. Në disa raste Veliaj ka udhëtuar i shoqëruar. Mes emrave në listën e thesarit rezultojnë Edmond Domi, Haxhi Neli, F.Sallaku V.Gjoni, P.Bardhaj, D.Baboci, J.Dhamo, A Ristani dhe M Qato. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy