Mjegulla e dendur mbuloj rrugën e kombit këtë të hënë duke krijuar një situatë problematike kryesisht nga Tuneli i Kalimashit deri ne Fushë-Dukagjin.
Dendësia e mjegullës dhe lagështira ne rrugë vështirësoi tepër qarkullimin e automjeteve në këtë segment.
Ndërkohë policia rrugore është vendosur në disa pika duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes, ndërsa mjegulla vijon të jetë prezentë gjatë gjithë ditës.



