
Qeveria suedeze ka njoftuar se do të blejë të paktën 40,000 ton grurë ukrainas për vendet ku rreziku i urisë është aktualisht më i lartë, si Etiopia, Jemeni dhe Afganistani.
Blerja dhe transporti i drithit ukrainas synon të mbështesë operacionet humanitare të menaxhuara nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë agjencia e lajmeve TASS bën të ditur që qendra e koordinimit në Stamboll ka autorizuar tetë anije të tjera që të largohen nga Ukraina me një ngarkesë të kombinuar prej rreth 158,000 ton ushqim.



