
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka deklaruar se Ukraina është në rrugën e duhur drejt BE-së. Gjatë një deklarate të përbashkët për media me presidentin Volodymyr Zelensky ajo vlerësoi përpjekjet e Kievit.
Kievi ishte në binarët e duhur para luftës. Ka një demokraci solide parlamentare, ka një administratë funksionale. Ne shohim një vend shumë të dixhitalizuar. Është një vend që tashmë ka marrëveshje tregtare dhe asociimi. Ka ende reforma për t'u bërë në fushën e korrupsionit dhe në fushën e administratës për të tërhequr investitorët".



