Përdorimi i tullumbaceve me azot, Xhixho: Të miratohet me emergjencë ligji që ndalon këtë lëndë

Përdorimi i tullumbaceve me azot, Xhixho: Të miratohet me emergjencë ligji që ndalon këtë lëndë

Disa ditë më parë Partia e Lirisë i ka drejtuar Parlamentit një kërkesë për ndryshimin e ligjit “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” në një kohë kur drogat e reja si tullumbacet me monoksid diazoti vënë në rrezik jetën e fëmijëve dhe të rinjve.

Në një konferencë për mediat, deputetja Erisa Xhixho thotë se është emergjente diskutimi në seancë dhe miratimi sa më parë i këtij projektligji që ndalon këtë lëndë pa u zvarritur në burokracitë parlamentare.

Xhixho vë në vëmendje që PL ka kërkur krijimin e bazës ligjore për ndalimin e prodhimit, shpërndarjes  dhe tregtimit të monoskidit të azotit, duke e klasifikuar atë si lëndë me rrezikshmëri të lartë që përdoret vetëm në mjekësi.

Prej disa javësh, në media është ngritur shqetësimi i disa llojeve të reja drogërash, pre e të cilave po bien përditë fëmijët tanë. Publikimi në rrjetet sociale i të rinjve që përdorin këto drogëra është fatkeqësisht vetëm maja e asjbergut. Fenomeni ka qenë aty i pranishëm prej kohësh dhe provon dështimin e strukturave të posaçme shtetërore në parandalimin e tij.

Në mënyrë të vecantë, shqetësim për shëndetin e të rinjve dhe fëmijëve janë bërë tollumbacet me monoksid diazoti.  Përdorimi i këtij gazi vërehet në masë mes nxënësve të shkollave të mesme (pa përjashtuar këtu edhe shkollat 9-vjeçare) dhe studentëve, të cilët shpesh bien pre e abuzimit me sasinë e tij. Në datën 7 tetor 2023, u raportua edhe rasti i parë i një të riu 15-vjeçar, i cili shkoi në spital në gjendje të rëndë, si pasojë e konsumimit të tullumbaceve me monoksid diazoti.

Partia e Lirisë ka kërkuar me forcë në komisione plotësimin e vakumit ligjor, duke e klasifikuar këtë gaz si lëndë të dëmshme për shëndetin e të rinjve dhe duke e ndaluar përdorimin e tij përveçse për qëllime mjekësore.

Pasi pas kanabisit dhe ketaminës, ky gaz rezulton së fundmi një nga substancat më të keqpërdorura mes 16 dhe 24-vjeçarëve në botë. Ky gaz ngadalëson reagimin psikomotor dhe mund të japë halucinacione, dhimbje të forta koke dhe ndjenja paranoje. Përdorimi i shpeshtë i tij mund të shkaktojë probleme me zemrën, mbytje dhe dëmtime nervore dhe nëse merret mbidozë, mund të çojë në paralizë ose vdekje.

Aktualisht, ky gaz tregtohet lirisht në lokalet e Tiranës, madje shoqërohet edhe me faturë. Kjo drogë që rrezikon shëndetin e jetën e fëmijëve dhe të rinjve taksohet njësoj si produktet e tjera. Tregtarët e këtij rreziku veprojnë të lirë sepse nuk ka bazë ligjore mbi të cilën të ndërmerren masa. Aksionet në baret dhe mjediset e tjera rreth shkollave bëhen nul në mungesë të bazës ligjore.

Në këto kushte, i jemi drejtuar Parlamentit me një kërkesë për ndryshimin e ligjit Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope. Kemi kërkuar ndryshimin e ligjit dhe krijimin e bazës ligjore për ndalimin e prodhimit, shpërndarjes  dhe tregtimit të monoskidit të azotit, duke e klasifikuar atë si lëndë me rrezikshmëri të lartë që përdoret vetëm në mjekësi.

Është e domosdoshme të ndjekim shembullin e vendeve të tjera, që e kanë kuptuar në kohë rrezikun e kësaj lënde dhe e kanë bërë atë të paligjshme. Britania e Madhe nga muaji i ardhshëm do të ketë efektiv ligjin që ndalon këtë lëndë dhe dënon tregtarët e saj deri në 14 vjet burg.

Ndërsa emigrimi e tkurr përditë e më shumë numrin e të rinjve në Shqipëri, ne nuk do të lejojmë që shëndeti dhe jeta e atyre që po rriten të vihet në rrezik!

Raporti i fundit i FDI Intellegence, Shqipëria është i vetmi vend jashtë Afrikës për nivelin më të lartë të emigrimit të trurit, duke u renditur e 8-ta në rang global në vitin 2022.

Nisur nga domosdoshmëria e një ligji të tillë për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë, kërkojmë futjen me urgjencë të këtij amendamenti në rendin e ditës. Askush nuk mund të nxjerrë fitime duke helmuar rininë e këtij vendi.

Ndaj dhe është emergjente diskutimi në seancë dhe miratimi sa më parë i këtij projektligji,  pa u zvarritur në burokracitë parlamentare. 

Duhet të veprojmë sot, pasi shëndeti i fëmijëve shqiptarë duhet të jetë prioritet!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy