
Këngëtarja e re Anula Xhaferaj, në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli sot rrëfimin e një pjesë të errët të jetës së saj, që nisi dy vite e gjysmë më parë, me një depresion deri në tentativat për ti dhënë fund jetës.
Xhaferaj shpjegon se teksa mjekja e parë i dha mjekimin e gabuar, gjeti shpëtim te një psikiatër tjetër, që përveç ilaçeve e motivoj që e ka në dorë të ringrihet vet në jetë.
Gjithçka nisi dy vite e gjysmë më parë, kalova covidit dhe teksa edhe si adoleshente kisha qene bipolare por se kam ditur. Kisha luhatje të humorit, edhe kur kam jetuar në Ballsh, por me muzikë jam marrë që në klasën e 7-të, por për çështjen e bipolaritetit nuk e mendoja se e mbaja veten stabël.
Me pas jam shpërngulur në Tiranë dhe aty më filluan krizat më të forta, e lashë shkollën në gjysmë, me filloi depresioni, si fillim pata ankthe, fillova të marrë medikamente, drogë, kisha mendime negativa të cilat shkonin deri në mbylljen e jetës.
Hoqa dorë nga të gjitha, nga muzika, aktivitete sportive, nuk arrija të shkruaja tekste, rrija mbyllë në dhomë, doja errësirën, pastaj arrita të shprehesha më të shtëpisë, dhe pastaj ata më suportuan.
Mjekja psikiatre e para, më zhyti më thellë, me dha ilaçe që më kanë fryrë më shumë, nuk ishin ilaçe të moshës sime. Unë doja të shkoja vet në psikiatri dhe ndejta 4-5 ditë, por ishte vendim i gabuar i imi, sepse aty u bëra më keq, arrita sa doja ti jepja fund jetës sime.
Pastaj kur u riktheva në shtëpi, prindërit insistuan për një mjek tjetër, që më ndihmoi pos me ilaçe, më tha që krahas ilaçeve, e ke ti në dorë të rigrihesh prape.
Pas kësaj, ndodhi rikthimi.
Këngëtarja e re, thotë se e gjeti motivin për tu rikthyer në muzikë, si një shpëtim nga vetja e saj.
Ajo përmendi ndihmën dhe kurajon që i dha këngëtari McKresha, që e inspiroj me muzikën.
Kam arritur te heq dorë nga bari, nga substancat, nga ilaçet, i kam ndaluar përnjëherë. Tashmë ja pothuajse çdo ditë ne studio, gjëja më e mirë që kam bërë në jetën time është rikthimi në muzikë.
Momentalisht suportohem në muzikë nga MCKresha, kam nisur kontaktin nga ndihma e pedagoges që më ka shtyrë. Kreshën e kam shembull, fillimisht i kam shkruajt në instagram, i kam nisur video duke kënduar, më ka hapur direkt mesazhin, dhe më ka thënë flasim, do të jem suport për ty, dhe vërtetë më ka ndihmuar.
Tekstet i shkruaj vet dhe shpesh aty ka të vërteta nga jeta ime.
U bëj thirrje të rinjve që vuajnë nga depresioni dhe janë zhytur thellë dhe tentojnë të mbyllin jetën e tyre. U them që mos u dorëzoni kurrë, po u treguat të dobët, do mbesin në hije, pra, mos u dorëzoni dhe mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja.



