Bregu: I arrestuari për terrorizëm, prej dy vitesh nën hetim. Do të ketë ndalime të tjera

Bregu: I arrestuari për terrorizëm, prej dy vitesh nën hetim. Do të ketë ndalime të tjera

Gazetari Sokol Bregu arrestimin e 46-vjeçarit nga Kavaja, Gentian Çollaku të akuzuar për terrorizëm dhe nxitje të propagandës, thotë se ai ndodhej në hetim të imtësishëm nga njësia e antiterrorit por edhe shërbimet sekrete për veprimtarinë e tij.

Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se jo vetëm prej postimeve të tij, por Çollaku ishte në përgjim për çdo lëvizje dhe kontakt që kryente kohët e fundit dhe se e lanë për 2 vjet për të parë se cilat ishin lidhjet e tij.

Jo më kot u lanë 2 vite, jo se nuk kishin prova që në fillim për ta akuzuar për atë vepër penale thirrje publike dhe propagandë për qëllime terroriste.

Kjo përbën vepër penale dhe çdo vit në Shqipëri ka pasur shumë arrestime. Ky është arrestimi i parë në Shqipëri.

Mënyra si është zhvilluar, pavarësisht se ka qenë një ndër personat e evidentuar për një kohë të gjatë për ta futur në listën e të dyshuarve, procedimi ka nisur nga njësia e antiterrorist dy vite më parë.

Ka një aktivitet përtej Shqipërisë, se mediat online janë kthyer një armë e madhe në mënyrën si procedon terrorizmi në botë.

Në momentin që policia ka menduar se policia nuk mund të shkoj më tej në gjetjen e provave të caktuara, ka vendosur arrestimin e tij.

Prandaj ka shkuar kaq gjatë hetimi, se kanë dyshuar për përfshirje të tij në qëllime terroriste. Deri tani nuk është evidentuar një akt i tillë, pavarësisht se propaganda e zhvilluar ka qenë shtysë për të tjerët.

Policia ka çuar materialet në SPAK dhe më tej është vijuar me arrestimin, ka një listë të gjatë që njësia e antiterrorit në Shqipëri e mban nën vëzhgim një nga njësitë më të mira në Policisë së Shtetit.

Ka vlerësim nga organizatat partnere, për të goditur terrorizmin në Shqipëri.

Çollaku ishte një ndër personat e dyshuar, u la kohë e gjatë dhe u vendos që do ishte më i dëmshëm po të lihej për një proces më të gjatë hetimor.

Kanë menduar se nga ky moment do jetë i dëmshëm.

I pyetur se sa sukes ka patur shteti shqiptar në luftën kundër terrorizmit, Bregu deklaroi se ka pasur një sukses të vazhdueshëm dhe se vetëm viti i kaluar ka qenë disi kaotik.

Sipas tij, gjatë vitit të kaluar policia ka bërë zëro arrestime, ndërkohë që në vitin 2021 ka patur 9 të arrestuar për propagandë.

Viti i kaluar ka qenë vëzhgues dhe ishte përgatitje dhe vëzhgim në mënyrën e përgjithshme të të gjithë të dyshuarve se Shqipëria ka probleme të shumta me propagandën.

Se ne terrorizmin e mendojmë si një akt me shpërthim bombe, akt të dhunshëm.

Por terrorizmi sot i është përshtatur teknologjisë dhe çdo gjë zhvillohet në platforma interneti dhe rrjete sociale dhe pikërisht zhvillohet në disa rrethe të të dyshuarve për terrorizëm, një aktivitet i dendur.

Terrorizmi është terrorizëm dhe ekstremizmi fetar jo gjithmonë është i dhunshëm. Ishte person që frekuentonte objekte kulti. Pjesa më e madhe e provave është gjetur pikërisht në objektin që frekuentonte.

Shërbimet sekrete duhet të punojnë në këtë drejtim se ne kemi nënshkruar një mori të madhe memorandume bashkëpunimi me SHBA-BE jo më kot kemi një regjim Bis41, që në fillim e hapëm për personat kyç të krimit të organizuar, ndërsa sot pjesa më e madhe janë personat e dënuar për terrorizëm.

Se dhe në burgje krijuan një platformë të tyre për të ndërvepruar dhe nxitur qëllime terroriste. Nuk kam informacion për xhaminë.

Ky ka qenë interceptimi i shërbimeve sekrete dhe pjesa e postimeve online. Edhe aktiviteti i tij me ndërveprime të tjera është pjesë e hetimit.

Kam përshtypjen se do të ketë arrestime të tjera, për të parë nëse ka bërthama dhe grupe, për të mos i bërë celula.

Teksa Shqipëria sapo ka miratuar strategjinë e re antiterrorizëm, nëse arrestimi i sotëm ka lidhje me të, Bregu pohoi dhe tha se duke qenë se për 15 muaj pavarësisht asaj që SHISH apo të tjerët sjellin për situatën e terrorizmit në Shqipëri, kjo strategji që doli i jep përparësi postimeve në rrjetet sociale për qëllime terroriste.

Kjo strategji u kërkon organeve ligjzbatuese që të jenë tejet të kujdesshme për ta goditur deri në fund, edhe kur duket se nuk është i dëmshëm për një grup të caktuar.

Platformat online janë pikat kryesore ku bazohet strategjia. Partnerët tanë luftën ndaj terrorizmit nuk e kanë në terren, por në platforma dhe teknologji sepse sipas tyre, shpërndarja bëhet në teknologji.

Ka grupe të vogla që me postimet e tyre mund të futen në mendjen e çdokujt edhe me mijëra kilometër larg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy