Pezullimi i rrugës me emrin “Fan Noli”, qindra shqiptarë protestojnë në Bronx: Po diskriminohemi!

Pezullimi i rrugës me emrin “Fan Noli”, qindra shqiptarë protestojnë në Bronx: Po diskriminohemi!

Komuniteti shqiptar në Bronx të SHBA-ve protestoi dje pas pezullimit të përurimit të një rruge në Morris Park, e cila do të mbante emrin “Fan Noli”.

Më shumë se 100 shqiptarë protestuan dolën në rrugë për të shprehur zhgënjimin dhe zemëratën e tyre. Pritej që kryqëzimi i rrugëve “Tenbroek” dhe “Morris Park” të merrte emrin e Fan Nolit ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe themeluesit të Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare.

Organizatorët e protestës deklaruan se Këshilli Bashkiak i dha dritën e gjelbër emërtimit të rrugës dhjetorin e kaluar. Ata pretendojnë se vendimi u bllokua nga anëtarja e Këshillit Bashkiak Marjorie Velazquez, e cila bllokoi kërkesën duke mos dorëzuar formularin në Departamentin e Transportit të Nju-Jorkut, çka do t’i hapte rrugë zyrtarizimit të rrugës me emrin “Fan Noli”.

Kujtojmë që Velazquez mori detyrën në Këshillin Bashkiak më 1 janar, duke i zënë vendin shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj, i cili mbështeste emërtimin e rrugës “Fan Noli”.

Ish-anëtari i Këshillit Mark Gjonaj reagoi duke u shprehur se bashkëqytetarët e tij shqiptarë po diskriminohen. Ndërkaq, Komuniteti Shqiptar nuk ka qëndruar duarkryq duke nënshkruar një peticion që synon të hapë rrugë emërtimit të rrugës në muajit e ardhshëm.

Ne jemi krenarë që me një njoftim të shkurtër u bëmë bashkë për trashëgiminë dhe kulturën tonë,” tha Mark Gjonaj në protestë, i pari shqiptaro-amerikan që u zgjodh në një post publik në Bronx.  “Askush nuk mund të hedhë poshtë djersën, përpjekjet tuaja, suksesin dhe kontributet tuaja”, shtoi ai.

Media “News 12” kontaktoi zyrën e Velazquez për të mësuar më shumë se ku qëndron ngërçi.  Ajo siguroi se nuk e ka bllokuar qëllimisht. 

Në një deklaratë, ajo thotë:

Ky emërtim i përbashkët i rrugëve nuk u bllokua kurrë dhe unë”. Ajo shton se jemi koordinuar në një takim me Presidentin e Vatrës, Elmi Berisha, për të përkujtuar jo vetëm Fan Nolin, por kishën dhe kulturën që ai e donte aq shumë”. Velazquez shtoi se është për të ardhur keq që disa njerëz të fabrikojnë gënjeshtra në vend që të punojnë për të bërë gjëra pozitive për ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy