Kandidatja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Reme Lala, e cila arriti të merrte mandatin e deputetes në Dibër, ka deklaruar se do t’i bashkëngjitet Partisë Socialiste.
Ajo premtoi nisjen dhe përfundimin e Rrugës së Arbrit brenda mandatit të saj.
“Për Dibrën dhe dibranët e mi do t’i bashkëngjitem vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë timonin Edi Ramës. Ju jap fjalën se bashkë me Edi Ramën do ta bëjmë rrugën e Arbrit brenda këtij viti. Nëse kjo nuk arrihet do ta gris mandatin. Ju siguroj se vota ime në Parlament do të shkojë për Dibrën dhe Shqipërinë dhe asnjëherë për tepsinë”, njoftoi ajo nëpërmjet rrjeteve sociale.



