Banorë të fshatrave të njësisë administrative Thumanë kanë protestuar sërish duke bllokuar për rreth një orë rrugën që lidh aksin e autostradës Thumanë–Kashar me rrugën e vjetër pranë Gramzë.
Rreth 500 metra e këtij aksi janë në gjendje të rëndë amortizimi, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e automjeteve.
Banorët e mbajtën rrugën të bllokuar në shenjë proteste ndaj institucioneve përgjegjëse dhe u shprehën të vendosur për të vijuar tubimet deri në rikonstruksionin e plotë të saj.
Në mbështetje të protestuesve ishte edhe aktivisti i shoqërisë civile Aulon Kalaja.
Banorët kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa bëhet e ditur se ata kanë paraqitur edhe një peticion drejtuar institucioneve përgjegjëse lidhur me këtë çështje.



