
Pas zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, ku nuk pati një fitues të qartë, kreu i Lega-s, Matteo Salvini ka ftuar për një koalicion të mundshëm “Lëvizjen 5 yjet” e udhëhequr nga Luigi di Maio. Ata i kanë telefonuar njëri-tjetrit duke filluar të konsultohen me njëri tjetrin dhe pritet të takohen para 23 marsit.



