
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe zgjedhjet vendore të 6 marsit, ishin në fokus të diskutimeve politike në emisionin “MCN live”.
Deputeti Belind Këlliçi, në cilësinë e anëtarit të Grupit Rithemelues të PD-së, u shpreh se nuk është pyetja se pse jemi në koalicion me LSI, porse më shumë fakti se çdo kush që është kundër Ramës do të jetë në krah më ne.
“Ne ishim në koalicion me LSi dhe më herët, dhe se kuptoj se pse qenka aq e vështirë për të kuptuar se pse jemi në koalicion prap. Çështja është se ne jemi në koalicion me LSI kundër Ramës. Përpos zgjedhjeve vendore, ato janë edhe zgjedhje politike dhe politikisht kushdo që është i rreshtuar sot kundër Ramës do të jetë krah nesh.
Sa Bashki mund të fitojë Koalicioni Berisha-Kryemadhi? Këlliçi, shprehet i bindur se Shkodra është tashmë e fituar.
“Shkodra është e fituar, Bardh Spahiu është person me më shumë vota personale në qarkun e Shkodrës,. Edhe LSI ishte pro atyre kandidatëve që kanë dalur nga primaret, ky ka qene model, shembull modest, mbështetja nuk është vetëm për kandidatët që japin, por edhe për primaret si koncept politik, si decentralizim i konceptit te kryetarit, Është një mesazh për klasën politike shqiptare, mënyra më ë mirë e demokracisë drektë, i jepet forcë anëtarit”.



