Princ Harry ka shkaktuar zemërim në SHBA pasi u shpreh se “Amandamenti i parë” është një “lajthitje”.
Harry ishte i ftuar në “Podcastin” e Dax Shepard të enjten, kur tha se “nuk e kupton” klauzolën e lirisë së fjalës së Kushtetutës.
Menjëherë pas kësaj kritikët u shprehën me ironi ndaj princit. Arkitekti i Brexit, Nigel Farage shkroi në “Twitter”: Që Princ Harry të dënojë amendamentin e parë të SHBA-së, tregon se ai ka humbur llogjikën. Së shpejti ai nuk do të pranohet nga asnjë anë e pellgut.
Princ Harry gjithashtu kritikoi Princin Charles, Princin Philip dhe prindërit e Mbretëreshës, ndërkohë u ankua edhe se kishte pasur “dhimbje gjenetike”, duke bërë që ndihmësit e mbretërisë të zemëroheshin me të dhe të kërkonin që ai të hiqte dorë nga titujt e tij mbretërorë.
Gjatë regjistrimit, Harry u hutua nga Amendamenti i Parë i cili parashikon lirinë e fesë, lirinë e fjalës, lirinë e shtypit, të drejtën për t'u mbledhur dhe të drejtën për të bërë kërkesë për qeverinë.
"Kam aq shumë gjëra që dua të them në lidhje me Amendamentin e Parë. Nuk e di nga ta fillojë sepse kjo është një temë e madhe. Ju mund të kapitalizoni ose shfrytëzoni atë që nuk thuhet në vend që të mbani atë që thuhet.”, u shpreh Harry.



