Inceneratori i Tiranës/ Logu: Veliaj i përfshirë në procedurën koncesionare që nga dita e parë. Ja shkeljet e kryebashkiakut (VIDEO)

Inceneratori i Tiranës/ Logu: Veliaj i përfshirë në procedurën koncesionare që nga dita e parë. Ja shkeljet e kryebashkiakut (VIDEO)

Këshilltari i grupit parlamentar të PD-së Marash Logu thekson në edicionin e lajmeve në MCN TV se në aferën e inceneratorëve kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfilltë kriminale. Logu u shpreh i befasuar që në vendimin e gjykatës për udhër-arrestet nuk përmendet në asnjë rast përgjegjësia e kryebashkiakut Veliaj. Logu rendit një sërë shkeljesh të Veliajt që sipas tij vërtetohen vetëm nga administrimi i korrespondencave. 

Mënyra si është hetua kjo çështje nga prokurorët e SPAK ka pasur një lloj qasje të gabuar nga fillimi i hetimeve. Afera e inceneratorëve nuk janë tre çështje të ndara, nuk janë tre dosje në vete, nuk janë tre ngjarje për të cilat mund të ndërtoheshin procese më vete. Afera e inceneratorëve mund të kuptohet vetëm nëse do ishte hetuar si e tërë. Nuk kemi të bëjmë me individë të caktuar që kanë shkelur ligjin, por kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfilltë kriminale. Pata mundësi ta lexoj të plotë vendimin e gjykatës, u habita, u surprizova, se si ka mundësi që as SPAK-u as gjykata në asnjë rresht të vendimit të tyre s’kishin analizuar rolin dhe përgjegjësinë që ka pasur kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ndërkohë që të gjitha faktet dhe provat që ka grumbulluar komisioni hetimor dhe më pas i ka dorëzuar në SPAK, por edhe vet SPAK-u, tregojnë se rol thelbësor në realizimin e kontratës së inceneratorit të Tiranës ka pasur ministria e Mjedisit që përfaqësohej nga Koka dhe Bashkia e Tiranës që përfaqësohet nga Veliaj. Veliaj ka kryer disa shkelje që provohen vetëm nga administrimi i korrespondencave. Megjithëse përfaqësuesit e tij në komisionin e koncesionit kanë deklaruar se bashkia s’ka fonde, s’ka para për të qenë pjesë e këtij projekti Veliaj e miraton projektin, del kundër edhe drejtorëve të tij që i ka çuar me urdhrin e tij në komision, dhe këtë e bën pa një vendim të Këshillit Bashkiak. Ndërkohë që është obligative që për çdo çështje që ka të bëjë me buxhetin dhe paratë duhet të ketë vendim të Këshillit Bashkiak. Ndërkohë që duhej të merrej miratimi nga të gjithë kryetarët e bashkisë së qarkut Tiranë, këtë miratim e ka dhënë Erion Veliaj. Sot kur janë paguar 35 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, sot aty s’ka incenenrator. Një shkelje flagrante është që Veliaj e ka transferuar pronën që ishte në pronësi të bashkisë për shoqërinë koncesionare, apo kompaninë që zotërohej nga Mërtiri dhe Zoto”.

Logu thekson se hetimet nuk kanë përfunduar, duke thënë se shpreson që mangësitë thelbësore në hetime do të përmbushen në muajit e ardhshëm. 

Kam dashur dhe dua të besoj në paanshmërinë dhe integritetin e prokurorëve të SPAK. Por kushdo që njeh dosjen e inceneratorëve, nuk mund ta kuptojë se si SPAK nuk ka thirrur një herë për të dëshmuar rrethanat e çështjes, kryetarin e bashkisë së Tiranës Veliaj. Ne akoma nuk shohim të ketë një analizë, të rolit, veprimeve apo mosveprimeve të kryetarit të bashkisë, ndërkohë që shkeljet e tij janë evidentuar përmes komunikimeve shkresore që Veliaj ka pasur më Kokën dhe Ahmetajn. Roli i kryetarit të bashkië në këtë aferë është thelbësor. Nëse Veliaj do kishte qenë kundër kontratës për inceneratorin e Tiranës ajo nuk realizohej dot. Hetimet nuk kanë përfunduar, kemi të bëjmë me një fazë të parë. Shpresoj që kjo mangësi thelbësore do përmbushet në ditët apo muajit në vijim. Por askush s’mund ta besojë që historinë e 430 milionë eurove, e paskan bërë specialistë, apo drejtorë, ndërkohë që kryebashkiaku dhe kryeministri s’paskan pasur dijeni dhe s’kanë mundur ta parandalonin. Aq më tepër kur u kanë ardhur shkresat dhe kanë pasur mundësi t’i shohin në tavolinën e tyre”.

I pyetur a keni prova që Veliaj ka gënjyer në komisionin hetimor?

Në mënyrë të përsëritur. Veliaj thotë që ne s’kemi qenë aspak të përfshirë në këtë procedurë. Ndërkohë që gjithë procedura është ndjekur nga Veliaj. Minimalisht edhe sikur SPAK-u të kishte arritur në përfundimin që Veliaj s’ka përgjegjësi, ne do të duhet të shohim si ka arritur në atë analizë. Ndërkohë që ka fakte që ai ka qenë i përfshirë në procedurën koncesionare nga dita e parë. Dy drejtorët që kanë qenë kundër projektit, arrestohen, sigurisht sepse kanë kryer edhe shkelje të tjera. Ndërsa Veliaj as është thirrur për t’u pyetur, as është thirrur për të dëshmuar. Unë shpresoj që kryeministri s’ka ndonjë lloj influence mbi SPAK-un, sepse ky do të ishte një lajm shumë i keq. Sigurisht që organet e reja të drejtësisë kanë pasur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Mbështetja e SHBA dhe BE ka qenë një lajm shumë i mirë. I ngarkuari me punë i SHBA-ve në Shqipëri ka thënë që jo detyrimisht kjo reformë është perfekte. Vetëm dje vëllai i Lefter Kokës është shprehur se Veliaj ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Lefter Kokën. Le të supozojmë që në momentin e parë Veliaj s’kishte dijeni, kur doli që bëheshin pagesa për një shërbim që nuk kryhej, a nuk kishte mundësi Veliaj ta ndalonte?! Është rast unik, ku pronarët e një kompanie që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për një veprimtari kriminale vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy