Australi, Kisha Katolike: Nuk do t’i detyrojmë priftërinjë të rrëfejnë abuzimet seksuale (VIDEO)

Australi, Kisha Katolike: Nuk do t’i detyrojmë priftërinjë të rrëfejnë abuzimet seksuale (VIDEO)

Kisha Katolike në Australi ka refuzuar zyrtarisht një rekomandim, që priftërinjtë të detyrohen të raportojnë abuzimin seksual të fëmijëve gjatë rrëfimit. Hetimi pesë-vjeçar ka zbuluar se dhjetëra mijëra fëmijë kanë pësuar abuzime seksuale në institucionet australiane, më së shumti në Kishat Katolike.

Të premten, udhëheqësit e Kishës pranuan shumicën e rekomandimeve të hetuesve. Megjithatë, ata përsëritën se shkelja e rrëfimit ishte në kundërshtim me besimin e tyre. “Ne jemi të përkushtuar në ruajtjen e fëmijëve dhe njerëzve të pambrojtur”, - u tha në një deklaratë në Konferencën Australiane të Ipeshkvijve Katolikë. Por çfarë zbuluan hetimet lidhur me abuzimet seksuale të priftërinjve në Australi? Hetimi i komisionit, që përfundoi në dhjetor, zbuloi më shumë se 8.000 dëshmi rreth abuzimit në kisha, shkolla dhe klube sportive.

Qeveria i cilësoi këto abuzime një “tragjedi kombëtare” dhe filloi një skemë kompensimi për të mbijetuarit, duke thënë se do të bënin falje kombëtare më 22 tetor. Udhëheqësit e instituticioneve fetare dhe mësuesit e shkollave ishin abuzuesit më të mëdhenj. Hetimi zbuloi se në këto abuzime ishin të përfshirë 7% e priftërinjve katolikë të Australisë midis viteve 1950 dhe 2010. Komisionerët rekomanduan që klerikët katolikë duhet të përballen me akuza penale nëse ata nuk kanë raportuar abuzimin seksual të zbuluar gjatë rrëfimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy