
<p>Gazetari Mentor Nazarko thotë se puna e SPAK është tregues i një progresi në qartë në traditën e drejtësisë në Shqipëri. Ai u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se SPAK po tregon identitet dhe fytyrë institucionale.</p> <blockquote> <p><em>Në këto debatet e SPAK, ne duhet ta mbështesim. Është përparim i madh në raport me traditën tonë të drejtësisë. Por në debatin e përgjithshëm nuk duhet mohuar këndvështrimi juridik. Çfarë është SPAK-u? Drejtësi speciale. Këto janë të përcaktuara në kohë. Ne do të donim ta bënim të gjithë drejtësinë si SPAK dhe BKH. SPAK tani kohët e fundit po shfaq sens identiteti. Prokurorët po tregojnë unitet, fytyrë institucionale. Unë mendoj që ky është debati real. Në terma absolutë, SPAK ka sjellë përparim të madhe dhe për këtë duhet duartrokitur. Koha e drejtësisë nuk është koha e politikës. Ecën ngadalë, por në mënyrë të sigurt. </em></p> </blockquote>



