Baza e Limionit, Prenga: Kryeministri shkeli Kushtetutën, nxori VKM pa pasur dekret presidenti (VIDEO)

Baza e Limionit, Prenga: Kryeministri shkeli Kushtetutën, nxori VKM pa pasur dekret presidenti (VIDEO)

Gjeneral Dedë Prenga komentoi në studion e MCN zhvillimet e fundit në kuadër të dosjes së pronave të ushtrisë. Duke u ndalur në rastin e bazës së Limionit, në kuadër të hetimeve të të cilit, SPAK dhe BKH kanë ushtruar dje dhe sot kontrolle në pronat e sipërmarrësit Artan Dulaku, në banesën e ish-deputetit të PS-së, Bardhyl Kollçaku, dhe katër personave të tjerë, Prenga tha se kryeministri ka vepruar në shkelje të Kushtetutës duke e dhënë në përdorim këtë pronë. Ai theksoi se vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë pa një dekret të Presidentit të Republikës në lidhje me bazën.  

 

Kryeministri ka vepruar pa mbajtur asnjë përgjegjësi dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Nuk mund të ketë një VKM për të dhënë një pronë të ushtrisë para se të dalë dekreti i Presidentit të Republikës. 

Nuk ka pasur një dekret të tillë. Katër vjet pas një VKM-së që e ka dhënë në përdorim dhe me qira, ka qenë një reagim i kapiten Artur Meçollarit, i cili e çoi në SPAK dhe sot vazhdon hetimi. Janë edhe prona të tjera të Forcës Detare që lidhen me bregdetin, si ajo e Shëngjinit, dhe që për fatin e keq, për to, pjesa qeverisëse ka vepruar në kundërshtim me ligjin. 

Këta e kanë shfrytëzuar edhe momentin e ekzistencës së një prone me pika koordinative. Unë flas për ato prona që janë brenda planit të përhapjes. E ka të përcaktuar ligji si veprohet me këto prona. Nuk ka tagër Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm. Mund të ketë me mijëra prona FA që nuk i duhen dhe harxhon një forcë të madhe vetë, për t’i ruajtur. Kemi pasur raste që brenda këtyre territoreve dhe garnizoneve janë përdorur nga fshatarë të ndryshëm edhe për të mbjellë hashash.

 

Prenga u shpreh më tej se vendimet që lidhen me planin e përhapjes duhet të jenë të mirëmenduara dhe të konsultuara me ekspertë. 

 

Ne edhe pse jemi vend i NATO-s, duhet të jemi të përgatitur për mbrojtjen kombëtare. Po e hoqe nga plani i përhapjes dhe e jep këtë bazë, nuk mund ta marrësh më.   

 

Ai solli praktikën e Gjermanisë si referencë për çështjen e pronave të ushtrisë.

 

Po ju sjell një shembull nga ish-Gjermania Lindore. Ndryshoi situata pas bashkimit dhe puna e parë që bënë ishte ruajtja dhe konservimi. Hapi i dytë do të ishte të bëheshin me certifikatë pronësie për FA dhe të përdorej për FA. Është e pafalshme që sot kemi vetëm një poligon trajnimi kombëtar që është në Bizë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy