Sofia Richie dhe Elliot Grainge martohen në Francë (FOTO)

Sofia Richie dhe Elliot Grainge martohen në Francë (FOTO)

Sofia Richie dhe Elliot Grainge u martuan në Francë të shtunën. Modelja 24-vjeçare dhe ekzekutivi britanik i muzikës, 30 vjeç, i thanë “po” njëri tjetrit në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes para familjes dhe miqve.

Për ceremoninë, nusja veshi një fustan të Chanel. Babai i saj, këngëtari legjendar Lionel Richie, e shoqëroi atë drejt altarit. 

Përveç Paris Hilton, e cila shoqërohej nga bashkëshorti Carter Reum, të ftuar të famshëm ishin edhe Cameron Diaz dhe Benji Madden.

Më herët të shtunën, Sofia u mblodh me një grup të vogël prej rreth 10 personash për një festë private.

Më herët gjatë muajit, Sofia zbuloi se ajo u konvertua në judaizëm përpara dasmës së saj me Grainge, i cili u rrit si hebre.

“Çfarë dite magjike”, shkroi ajo në Instagram. “Ka qenë një nga eventet më të rëndësishme të jetës sime.”

Grainge, një ekzekutiv i muzikës, i propozoi Sofjes  në prill 2022.

“Përgjithmonë nuk mjafton @elliot”, shkroi Sofia në Instagram në atë kohë së bashku me fotot nga fejesa e tyre.

Tetorin e kaluar, Sofia festoi festën e beqarisë me motrën e saj Nicole Richie dhe një grup miqsh në Paris.

Sofia dhe Grainge e bënë zyrtare lidhjen e tyre një vit më parë me një foto duke u puthur.

Dyshja konfirmuan se ata ishin çift vetëm disa ditë pasi u përhapën thashethemet se Sofia po takohej me djalin e kryetarit dhe CEO të Universal Music Group, Lucian Grainge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy