Djali autik ndërton Titanikun më të madh me Lego: Më ndihmoi të pranoja veten

Djali autik ndërton Titanikun më të madh me Lego: Më ndihmoi të pranoja veten

Një 10-vjeçar islandez ndërtoi anijen më të madhe me Lego. Brynjar Karl Bigison-it iu deshën 700 orë pune dhe 56 000 pjesëza “Lego” për të rindërtuar “Titanikun” me gjatësi 7.62 m dhe lartësi 1.5 m, me të gjitha detajet. Djaloshi ka çrregullime të spektrit autik.

Ai është tashmë 15 vjeç dhe vepra e tij do të vendoset sot në Titanic Museum Attraction, në Tennessee, SHBA.

Qëkur ishte 5 vjeç, Brynjar, i cili jeton në Reikiavik, luante për orë të tëra me Lego.

Pasioni i tij për anijet zuri fill kur babai e çoi për herë të parë në Legoland, ku pa anije të ndërtuara me Lego. Në moshën 10-vjeçare, falë ndihmës së familjes dhe miqve, ai bleu Lego-t e nevojshme për të realizuar projektin e tij.

Ai thotë se ky projekt e ka ndihmuar të njohë veten dhe të pranojë autizmin. Brynjar shprehet se ka pasur vështirësi në komunikim, çka e bënte të vetmuar dhe të palumtur. Por tashmë, ai ka fituar besim në vetvete dhe jep intervista për arritjet e tij.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy