Bashkëpunim në karantinë/ Kënga e parë nga Justin Bieber dhe Ariana Grande

Bashkëpunim në karantinë/ Kënga e parë nga Justin Bieber dhe Ariana Grande

Prej disa javësh, Justin Bieber dhe Ariana Grande kishin njoftuar bashkëpunimin e tyre të parë.

Kënga “Stuck with you”, tashmë është publikuar. Klipi i këngës është mjaft i thjeshtë, i bërë në kushte shtëpie dhe pjesë e tij janë bërë edhe fansat e dy këngëtarëve.

Justin dhe Ariana kanë bërë me dije se të gjitha të ardhurat mbi këtë projekt do të shkojnë për bamirësi.

“Të ardhurat nga shitjet e këngës “Stuck With U” do të shkojnë për fondacionin e fëmijëve që do të  financojnë bursat e shkollave të  fëmijëve të punonjësve të kujdesit shëndetësor, teknikë mjekësorë të urgjencës, policë dhe zjarrfikës që shërbejnë në vijat e para gjatë pandemisë globale”, thanë ata pak ditë më parë.

Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtarëve dhe në pak orë ka arritur më shumë se 1 milion klikime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy