Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, për videon e tentativës së grabitjes në dyqanin e kompanisë celulare, ku dëgjohet dhe audio e komunikimit të shitëseve me të dyshuarin, thotë se përgjimi në ambiente me zë nuk lejohet dhe nëse do kishte regjistrim audio, duhej një tabelë njoftuese.
Në një lidhje për MCN Live ai kujtoi se edhe personalisht deri para pesë vitesh ka punuar në një kompani telefonike në Tirana dhe nuk ka pasur regjistrime të tilla, ndaj ngre dyshime se mund të jetë një rast sporadik.
Semanaj shprehet se donte ta ngrinte si çështje pasi të gjitha lokalet e Tiranës dhe hollet e hoteleve kanë kamera.
Kjo është pikëpyetja e madhe kemi ambiente të tjera ku kamerat përveç filmimit si filmim kanë dhe mikrofon. Kjo duhet të ngrejë një alarm te institucionet shtetërore.
Më shumë është e bezdisshme për punonjësit se për klientët e dyqanit në fjalë. Por në një hotel apo lokal ku kemi biseda nga më të ndryshmet kjo do ishte një problematikë shumë e madhe.
Ndaj institucionet shqiptare duhet të dalin me masë ndaluese që pjesa audio e kamerave të fiket. Nëse e shikojmë në një biznes kaq serioz, imagjino butiqet, lokalet.
Është një çështje që duhet diskutuar mbi të, nuk është thjesht rasti, por atmosfera e krijuar. Po jetojmë në një “Big Brother” gjigant.
Dhe sikur të ketë një tabelë që njofton filmimin dhe regjistrimin e zërit, bazuar në legjislacionin shqiptar bazuar në të dhënat personale, kjo video nuk duhet të ishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe media, ndaj themi pse doli, si doli.
Është shpërndarë një video e tillë pa menduar dy herë se po shkelet ligji disa herë. Më ka shqetësuar çështja që të gjithë po merreshin me heroizmin e shitëseve, por edhe qytetarët që e bënin share pafund, askush nuk doli që të thotë privatësia jonë është cenuar.
A cenohet në lokale, hyrjet e pallateve, ku janë instaluar? Pati një aksion të policisë për heqjen e kamerave, pyetja është ku regjistroheshin këto pamje, kamerat ishin vetëm filmim apo dhe regjistrim zëri.
Ka ardhur momenti që të shohim më shumë se kamerat e një dyqani, por ta shohim në rang kombëtar. Ajo që më shqetëson, është nëse ky fenomen është i përhapur dhe në fusha të tjera të jetës.
Kudo që shkojmë dhe ulemi, kemi një kamerë. Kamerat janë për kontroll të brendshme dhe ligji për kompanitë që e lejon kërkon një rezolucion të lartë.
Në Austri ku unë jetoj është e ndaluar të ketë kamera dhe në zyrë. Vetëm në holle dhe as në zyrat e mëdha nuk lejohet të vendosen kamerat.
Vetëm persona të certifikuar kishin të drejtë aksesimi nëse kishte problematika. Ka ligj për vendosje kamerash ndaj bizneseve mbi një xhiro të caktuara.



